Shkarko Katalogun e Eventit tonë 2008
(PDF 17 MB)

 

Shqipëria ofron mundësi të pafundme të pashfrytëzuara në fushën e Turizmit dhe Real Estate. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i potencialit turistik tek të gjithë Sipërmarrësit që duan të investojnë në fushën e turizmit dhe real estate duke e promovuar Shqipërinë s ”Një Dashuri e Re Mesdhetare”. Padyshim që këto investime do të jenë dhe një kontribues kryesor për rritjen e punësimit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Njihuni me oportunitetet dhe prioritetet që Shqipëria, Biznesi, Institucionet Lokale dhe Ndërkombëtare ofrojnë në Turizëm dhe Real Estate.
Ky aktivitet i jashtëzakonshëm konsiston në:

Një ekspozitë të pasur mbi:

  • Potencialin e turizmit shqiptar nëpërmjet Agjensisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Bashkive dhe projekteve
  • Infrastrukturën Turistike
  • Kompani të huaja dhe vendase siç janë: Agjensitë Turistike, Real Estate, Hotelet, Operatorët Turistikë, Agjentët komisionerë, Sigurimet dhe sistemi bankar

Një Konferencë Ndërkombëtare me fokus në:

  • Një program të planeve strategjike, master planeve, politikave, projekteve dhe oportuniteteve për të rritur zhvillimin e vendit, shoqëruar kjo me një panel të përzgjedhur ekspertësh.
  • Shërbime të ndryshme dhe mundësi takimi me kontaktet e duhura.

Në këtë aktivitet, delegatët do të kenë lehtësinë të kombinojnë  pjesmarrjen në seksionet e konferencës me vizitat në ekspozitë.

Mbështetësit kryesorë të këtij aktiviteti do të jenë Institucionet më të Rëndësishme Shtetërore të Shqipërisë dhe biznese si:

  • Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve
  • Agjensia Kombëtare e Turizmit
  • SNV-GTZ-USAID-UNDP

Për më shumë informacion mbi këtë aktivitet ju lutem
tė na kontaktoni.

 
 
         
    Ceremonia e Hapjes dhe Vizitë në Mjediset e Ekspozitës - Pjesmarrës Ilir Meta, Zëvendës Kryeministër, Patrick Pascal, President i FIAA-s, dhe Roberta Mahoney, Drejtor i Misionit të USAID.  Ora 18:00 - 19:00.
më shumë…
 
         
    Paneli 1 - "Turizmi dhe Strategjitë e Politikave Shtetërore".  Prezantues Arthur G. Foster - Foster Chesnut Associates, Enkeleida Muçaj - Tonucci & Partners, dhe Fatos Hodaj - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Salla Kryesore e Konferencës ora 09:00 - 10:20.
më shumë…
 
         
    Paneli 2 - "Sektori Privat dhe partneriteti me sektorin publik". Prezantues Kliton Gerxhani - President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), Luan Dervishej - Koordinator i Turizmit GTZ, & Alison Rossetto, SNV – Organizata Hollandeze e Zhvillimit.  Salla Kryesore e Konferencës ora 11:00 - 12:30.  më shumë…  
         
    Udhëtim në Jug të Shqipërisë - "Udhëtim studimor në Jug të vendit (Tiranë, Vlorë / Llogara /Fier)".  Nisja me autobus nga Tirana në orën 07:30 dhe kthimi në Tiranë rreth orës 19:00.
më shumë…