Shkarko Formularin e
Registrimit në konferencë

Aplikimin për Stendën Ekspozuese

 

 

FIAA dhe ELIDA Co’94 janë Krijuesit dhe Organizatorët e TREA- ALBEXPO 2011

FIAA është një organizatë jofitimprurëse dhe a-politike e themelluar në Qershor të vitit 2000 nga Komuniteti i Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Roli kryesor i FIAA-s është të mbështesë komunikimin ndërmjet anëtarëvë të saj dhe Autoriteteve Shqiptare  si dhe gjithashtu të përmirësojë klimën e biznesit në vend duke punuar me reforma konkrete propozimi dhe legjistlacion në mënyrë që te stimulojë investimet.

Elida Co’94 është një kompani shqiptare me autoritet dhe prestigj në fushën e organizimit të panaireve, me nje infrastrukturë të ngritur dhe eksperiencë organizative të dhjetra e dhjetra panaireve ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Ajo ka mbështetur çdo iniciativë për krijimin e një politike të integrimit në vendet e Ballkanit dhe më tej, një rimishërim i së cilës është edhe Konferenca dhe Ekspozita Ndërkombëtare: “Shqipëria, një Destinacion për Investime” dhe aktiviteti i ardhshëm “TREA -Albexpo 2011”. 

Nė vijimėsi tė aktivitetit tė mėparshėm tė sukseshėm "Shqipėria, njė Destinacion pėr Investime" konferencė dhe ekspozitė e fokusuar nė Resurset Natyrore Shqiptare siē janė: mineralet, energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqėsia (www.albanianresources.com ) dhe edicioni I parė I ekspokonferencės se Turizmit dhe Real Estate nė Shqipėri TREA 2009 si dhe tė motivuar nga interesi nė rritje i shprehur sė fundmi nga Investitorėt kundrejt Burimeve Turistike dhe Real Estate ne kemi si objektiv qė tė japim njė pasqyrė tė qartė tė kėtyre potencialeve dhe nė kuadėr tė vizionit strategjik tė vendit pėr tė arritur njė zhvillim tė qėndrueshėm pėrmes investimeve.

Shkarko Botimi 1 "Shqiperia një Destinacion për Investime" (PDF 17MB)

Shërbime të tjera të ofruara nga FIAA përfshijnë:

  • Konsultim biznesi dhe të dhëna marketingu;
  • Aktivitete ndërkombëtare dhe kombëtare siç janë: konferencat, B2B (Forume biznesi), seminare, trajnime, tryeza të rrumbullakta, etj;
  • Asistencë në kapërcimin e vështirësive që mund të ekzistojnë në lidhje me investitorët e huaj;
  •  Krijimi i një vend takimi për të gjithë investitorët e huaj ku së bashku ata të diskutojnë çështje/probleme të përbashketa dhe të gjejnë zgjidhje.